Një muaj para se të mbushte 50 vjet, me 23 qershor, Vjosa Berisha u nda nga jeta pas përballjes me një sëmundje të rëndë.
Ajo vuante nga kanceri i vezoreve, por nuk ka arritur ta fitojë dot betejën. Vjosa Berisha u nda nga më 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Sot, një muaj më pas (23 korrik), ajo do të festonte edhe 50-vjetorin e saj të lindjes.
Bashkëshorti dhe djali i saj e kujtuan të ndjerën përmes postimeve në Instagram. Fatos Berisha ka ndarë një fotografi të Vjosës së buzëqeshur duket shkruar, “Ota sot feston ditëlindjen”.
Po i njëjti postim është ndarë edhe nga i biri i cili ka shoqëruar postimin me një emoji infinit. Gjithashtu djali i regjisores, Lekë Berisham ka publikuar edhe mesazhin që ka marrë nga nëna e tij pak ditë para se të ndërronte jetë. “Më mungon gjithashtu”, thuhet në mesazhin e shkruar nga Berisha.