Dita e mërkurë e 2 nëntorit do të vijojë me mot të kthjellët dhe mjegull në lugina në orët e para të mëngjesit.

Orët me diell do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin. Era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi e lehtë. Në bregdet era do të jetë përkohësisht mesatare duke u shoqëruar me valëzim të forcës dy ballë.

 Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri 20°C, në zona e ulëta 8 deri 26°C dhe në zona bregdetare 12 deri 25°C.