Kjo është video që fëmija i mitur i çiftit Loka ka filmuar një nga momentet e dhunës që babai i tij ushtronte ndaj të ëmës, Bedrije Loka.
Në videon e siguruar nga VoxNews.al, Xhemal Loka shihet në këmbë, i përkulur me gishtin drejtuar nga bashkëshorja, që ndodhet e ulur në divan dhe djali i tyre ndodhet në mes, duke mbajtur të atin që të mos e dhunojë atë.
Xhemal Loka: T’i shk****ej robt mu në vorr! A dëgjove oj Bedrie? Nuk fut dot kërkush turinjtë!
Bedrie Loka: Kush është ai që fut turinjtë
Xhemal Loka: As…. e as kërkush…
Djali i vogël i çiftit i cili ka filmuar momentet e dhunës ka rrëfyer në Prokurori se videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.
“Ato gjithmone ziheshin me njëri tjetrin. Unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, ka rrëfyer ai duke shtuar se “une kam një telefon “Samsung”… dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici… e ka marrë babi… dhe ka thënë që është i veti”.
Nga dhuna fizike dhe psikologjike, si dhe nga tallja që i bënë në rrjetin social TikTok, e Bedrie Loka vendosi të kryente vetëvrasje.