Reperi i njohur kosovar, Fero Fera dhe ish-partnerja e tij Arbenita Ismajli ishin një ndër çiftet më të përfolur gjatë javëve të fundit.
Ndarja tyre i bëri bujë pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.
Vetëm dy javë më parë Fero u lirua nga paraburgimi, ndërsa së fundmi dyshja janë parë së bashku në një nga restorantet e qytetit të Gjilanit.
Në pamjet e publikuara nga “Prive”, duken qartë ish-çifti të cilët po ecin në shëtitoren e restorantit.
Mesa duket “gjakrat” mes dyshes janë qetësuar, ndërsa nuk dihet akoma nëse ata janë rilidhur sërish apo është vajza e tyre Nina që i ka bërë bashkë ata.
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do ta vrasi nëse ia merr vajzën”.