Egzona Rafuna, moderatore dhe ish-banore e Big Brother Vip ka folur pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për emocionet negative që ka marrë nga spektakli.

Mënyra se si ajo është sulmuar nga publiku dhe energjia negative që ka marrë patjetër që se ka ndikuar për mirë dhe ndaj në emisionin “Pikë” ajo deklaroi se është tërhequr nga daljet publike pikërisht për të shmangur këtë situatë.

“Unë pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother’ kam zgjedhur të jem larg intervistave, larg paraqitjeve të mia publike. Edhe kam pasur një pushim nga emisioni im. Kam dashur të shkëputem pak prej atyre fjalëve, nga gjithë ajo energji negative që është nga komentuesit që nuk kanë çfarë të bëjnë,” – tha Egzona.

“Nuk kam mundur ta kuptoj maninë e njerëzve për të të bërë keq. Unë nga fillimi kam thënë që nuk jam person që dua të imponohem, e rëndëshishme për mua ka qenë shoqëria dhe njerëzit që më rrethojnë me besu që unë jam si jam unë. Dhe jo çfarë është folur në rrjetet sociale. Jam shumë ok tani me gjithçka. Nuk jam tip që i kthehem në të njejtën mënyrë që të shaj dikë që më shan. Jam tip i durueshëm. Unë kam zgjedhur që njerëzit ta kuptojnë vetë që kanë gabuar. Ata që kanë ndikuar dhe kanë hedhur baltë mbi emrin tim do t’i bien pishmanit,” – shtoi moderatorja.