Floriana Garo ka ardhur në një rrëfim ndryshe dhe ka folur nga planet e pushimeve verore me familjen, raportin me vjehrrën dhe si e ka ndryshuar angazhimi në politikë jetën e saj.Për moderatoren e emisionit ‘Fitstation’, Çenkuela Hasa, Garo zbuloi gjithashtu për raportin me vjehrrën, Lumturi Ratkoceri.

Moderatorja: Një nga temat më të diskutuara ka qenë zgjedhja që bëri Floriana në PD, krah liderit historik Sali Berisha dhe zgjedhja që bëri vjehrra juaj, krah ish kryetarit Lulzim Basha, dukej si një betejë e ndarë mes jush?

Floriana Garo: Unë jam përfshirë në këtë rrugë duke e diskutuar me tim shoq, me familjarët dhe me vjehrrën, tjetër se ajo ka thënë jo nuk jam dakord. Vjehrra ime ka qenë e përfshirë në politikë më parë, ajo ka pasur bindje të tjera, tani nuk është e përfshirë më.

Ajo në bindje është e djathtë, tjetër se ajo e sheh realizimin e Shqipërisë së dëshiruar ndryshe nga unë. Janë bindjet e saj, nuk jemi kuptuar në këtë pjesë por kjo nuk ka penguar marrëdhëniet tona në familje, megjithëse ka patur shpesh herë dhe nervozizëm.

Moderatorja: Situatë e vështirë për bashkëshortin?

Floriana Garo: Bashkëshorti është gjendur disi në situatë të vështirë. Ai ka qenë pro meje në fakt dhe shumë bindshëm me PD-në, dhe jo pro nënës së tij në këtë rast. Megjithatë kjo tregon se funksionon demokracia, dhe nuk mendoj që është rasti i vetëm dhe pse ka bërë shumë përshtypje.