Nuredin Dumani, bashkëpunëtori kryesor i prokurorisë së Posaçme SPAK ka pasur në objektiv për të vrarë Suel Çelën, vetëm se njerëzit e këtij të fundit, kishin kapur në Elbasan dhe rrahur Arben Lazen, ish-presidentin e Futboll Klub Elbasani, njëherësh dhe mik familje i Erjon Alibej.

Gazetari Elton Qyno i Ora News ka mësuar se gjatë periudhës së fundvitit 2020, Laze ka lëvizur me makinë disa herë në zonën e biznesit të Suel Çelës. E pas dyshimeve të krijuara Laze është ndaluar nga njerëzit e Suelit, duke u dhunuar fizikisht.

Kjo situatë e pakëndshme nuk është denoncuar në polici, por sigurisht Laze ka informuar miqtë e tij, Erion Alibej e të tjerë.

Grupi përgatitet dhe bën plan për të gjuajtur me armë Suel Çelën, por siç del në bisedat e ‘SKY’, ata janë dekonspiruar nga anëtarët e vetë.

Pasi Suel Çela ishte vënë në dijeni për planin e goditjes me armë, duke çuar informacionin e detajuar tek njerëzit që mbanin Dumanin në Durrës dhe kërkuar llogari.

Kjo gjë dhe ky plan i dekonspiruar për të bërë vrasjen, ka tërbuar Nuredin Dumanin, i cili shprehet se nëse e zbulon personin, ka për ti vrarë dhe fëmijët.

Sipas dosjes hetimore gjatë bisedës Dumani është i hutuar, për shkak se dhe në Belgjikë ishte vrarë në nëntor 2020 Arjan Spahiu, që ai i thërret ‘Lali’, Erjon Alibej kishte rënë në burg, ndërsa ai kishte mbetur vetëm.

Në bisedë e sipër ai betohet se do marrë hak për vrasjen e ‘Lalit’, duke vrarë dy ose më shumë persona.

Dhe në vetminë e tij, brenda grupit ka nuhatur se kishte spiunë që e dekonspironin lidhur me planet për vrasje, siç ishte rasti i Suel Çelës.

Në këtë rast duket paksa paradoksale pasi në bisedat e ‘SKY’ Dumani shfaqet i mërzitur se ishte dekonspiruar për planin e vrasjes së Suelit. Ndërsa në dëshminë e tij para prokurorëve ai flet se ka folur dhe biseduar me Suel Çelën në ‘Matrix’, nga i cili ka marrë porosi për vrasjen e Lulzim Mashës.

Ndërkohë që në një tjetër dëshmi, Dumani tregon se është takuar në 11 nëntor 2020 me Sandër Bahon alias ‘Sakati’ në Gjilan të Kosovës, ku kanë biseduar për vënien në zbatim të planit të vrasjes së Lulzim Mashës.

Udhëtimi i Sakatit drejt Kosovës, është faktuar nga SPAK edhe përmes verifikimit të lëvizjes së tij në TIMS.

Ndërsa plani për të sulmuar Suel Çelën del gjatë një bisede të 5 dhjetorit 2020 të zhvilluar në ‘SKY’ mes Toto Rinoo që është Nuredin Dumani dhe një personazhi tjetër, pjesë e grupit të Dumanit që identifikohet si ‘Lucky’ dhe thirret me nofkën ‘Pilo’ dhe është identifikuar si O.K

Mes të tjerash këta dy persona bisedojnë me njëri-tjetrin, duke mbajtur me ngushëllim dhe këshilla se duhet bërë kujdes, pas vrasjes së Arjan Spahiut në Belgjikë.

Lucky: Vlla të vij P-ja, tregoj un, se nuk jemi bashk për momentin. Ti vlla mirë ke qënë, nga shtëpia?

Toto Rino: Mirë zemra e vëllait mirë jam, mirë jemi të gjithë. Ja veç llaffe lart e poshtë.

Lucky: Normale vlla, këtë punë kanë motër q…. në qytet

Toto Rinoo: Ja pse po na vrasin neve, e kemi mrena spiunin vëlla.

Lucky: Normale vlla, se kam kuptu qysh ndodhi. Na e kanë shit Lalin, se ska mundësi tjetër.

Toto Rinoo: Këtë muhabet e kanë dit veç 3 veta nga ne. Zbohet fjalë vëlla.

Lucky: Se di vëlla, unë skam fol me P për këto gjana se më mirë ta dinë pak. Po ja si ndodhi dhe sdi kujt me ja vënë gishtin.

Toto Rinoo: Ja q…a grat ku i kanë, do ja haj fëmijët atij që na ka shit. Po vlla ashtu është. Ça është për tu bë do bëhet vlla, sdo ja bëjmë gjakun ujë Lalit, por nuk kthej dot gjë mbrapsht

Toto Rinoo: Mos u mërzit zemra e vëllait, nuk të le vetëm vëllai jot pa merak. Sa të jem gjallë ty, do të kem si vëllanë më të vogël. Mos e harro kur të kesh gjë, më ke mua për gjithë jetën.

Lucky: E di vëlla se ve në dyshim, e di që dhe ti e doje fort lalin njëjt si ne. Nuk e harroj vëlla, dhe ty për çdo gjë që të duhet, më thuaj më ke gati për gjithçka.

Toto Rinoo: Si nuk e doja vlla si nuk e doja. Të vdes vëllai për ty.

Lucky: Na u the zemra, por skemi çfarë të bëjmë.

Toto Rinoo: Mos mu mërzit, a mir. Mos kurrë me asnjë, as me të shtëpisë mos fol.

Lucky: Jo vlla jo pa merak. Vetëm me P flas për këto gjëra.

Toto Rinoo: Kur të vijë P. më thuaj të flas pak.

Lucky: Normal vëlla. Urrejtje kam plot brenda, por nuk ka rëndësi kjo, a ça mendojnë njerëzit.Du të jetë i qetë Lali, aty ku është. Ti bi shpirti në qetësi.

Toto Rinoo: Lali është i qetë se e din që ka vëllezër mrapa. Dhe ai e din që do i meret haku. Mos u mërzit zemra e vëllait. Nuk vdes unë pa mar hakun e Lalit, jo 1 apo 2, por sa të më mushet mendja mu. Veç kujdes zemra ime, veç kujdes, kujdes.

Lucky: Jo vlla mos u bëj merak për mua fare. Ruju dhe ti aman, se ja si ndodh, spo meret më vesh.

Toto Rinoo: Me mua le ta krujn, ato pa merak. Se motrën p…do ja q…, aty do vdes.

Lucky: Nuk duam më humbje vëlla se e kemi shpirtin copë-copë.Rruhu vlla, aman.

Më tej biseda vijon mes dy personave lidhur me daljen e informacionit për planin e goditjes së Suel Çelës. Informacioni tashmë kishte dalë dhe Sueli ishte në dijeni të këtij plani. Por Dumani dhe ‘Lucky’ flasin me njëri-tjetrin për të gjetur spiunin. Ata dyshojnë tek një anëtar i grupit i thirur ‘Ceni’ dhe vendosin ti japin disinformacion për ta vënë në provë.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Lucky: Pyeta kunatin vlla, për këtë muhabet, as ky nuk dinte gjë. Si ka thënë gjë Eri (Erjoni)

Toto Rinoo: Por mos e pyet se aji s’di gjë, mos e verë në siklet.

Lucky: Jo jo vihet në siklet nga dalin këto llafe, se qark i mbyllëm jemi vlla. Lali është më., Eri po në burg, atëherë kush e dinte tjetër si muhabet? Që ta dimë dhe ne

Toto Rinoo: Te dij qe dikush i afërt i joni po na shet ka mundesi. E ka ditë Lali, e ka ditë Eri, e ka ditë P, dhe Sandri dhe unë.

Lucky: Atëherë këtu me pa, që ta dimë dhe ne ku të rruhemi, mos flasim shumë.

Toto Rinoo: Po vlla hiç fare mos flasim, vëlla duhet me e djeg atë motër q… që po na shet dhe fëmijët do tja ha. Ngushtoni rrethin vëlla, vetëm ata të dy ngelen Sandri dhe P.Sa më shumë ngushtoni rrethin. Se fola dhe me Sandrin, ishte  i shokum.

Lucky: Lali sështë me vlla, Eri po në burg.

Toto Rinoo: Nuk flet Sandri vëlla, muhabetet e mia, As P nuk flet.

Lucky: Atëherë kush vëlla? Se spo kuptojmë asgjë, nuk dum me ja van gishtin asnjërit.

Toto Rinoo: Vëllaçko, zoti më falt por unë mendoj ‘Ceni’.Se ai ka mashtruar nja dy herë.

Lucky: Po ku i di ‘Ceni’ këto muhabete?

Toto Rinoo: Ky muabet munet me dal dhe prej meje. Nëse unë i tregoj nji shoku si për me thanë psh që shiko Sueli e rrafi Lazen… A mo ka me pa se filani ka me ja q…robt Suelit për Benin. Me këto fjalë e bëmë spiunllikun.

Lucky: Mos i shkruaj më Cenit!

Toto Rinoo: Jo jo unë si shkruaj më Cenit ka kokë. Që kur mashtroj me shtrimin në spital, po unë qe aty. Ja kam vonë vizën Cenit.

Lucky: Të kuptoj pot tani duhet me pas kujdes shumë. Ok vëlla do e mbaj në monitorim.

Toto Rinoo: Po vlla, për çdo gjë Ceni shumë në monitorim dhe jepini dizinformacione. Për mua thoni që është këtu në Elbasan.

Lucky: Po vlla, kur të vijë P po ja tregoj.

Disa orë më vonë vjen P një njeri ende i paidentifikuar dhe flet me Nuredin Dumanin duke përdorur telefonin e ‘Lackyt’

Lucky: O vëlla o 2 herë e vlla.

Toto Rinoo: Po vlla jam habit fare sot që në mëngjes.

Lucky: Po e vëlla, do ketë fol nai llaf Beni, do i ketë thënë ndonjërit. Se njeri tjetër, nuk ka fol, se di. Se sjanë as muhabete për tu bërë.

Toto Rinoo: Nuk e di vëlla, por thire Benin dhe thui me cilin ke fol? Q… robt, ma shumë turp, muhabeti na shkoi deri në Durrës. Unë i thashë Benit, veri gishtin njërit prej tyre, kujt do me ja q…robt. Ama kjo gjë sduhet me kishte dalë nga ne. jo se na trembemi nga këto, se un di t’ja çoj haberin vet dhe i them ça dum ne. Por inatin e kam me tonit, pse duhet të na dalin fjalët.

Lucky: Po aman më ra qielli në tokë. Do e takoj mbasdite. Beni po më qante, ju ba qefi mal.

Toto Rinoo: Do japim dizinformata, ke njerëz që në dyshojmë që folin dhe do shikojm kush muabet do dal. Dhe kur të sigurohemi kush osht ai, do vi un dhe do ta rrjep me durët e mija, le të jetë kush nga tonit. Ti je ma inteligjent, din si ja sjell muabetin spiunëve, se motrën p…ky spiun na vran vllezërit tonë.

Lucky: Se unë jam mërzit shumë, se vëllain na e transferuan (fjala për Erjon Alibej)

Toto Rinoo: Mos u mërzit vëllai im se dhe hallim e atij kam. Kam fut dhe unë nji njeri për me regullu me dhomë veç.

Lucky: Dje është ndëruar ai drejtori dhe po mundohemi ti fusim një telefon për një javë të paktën dhe ta nxjerim prap.

Toto Rinoo: Vlla është e vështirë aty, por çdo gjë osht e mundur. Unë tani sdi kujt tja plas tashti. Z’di me çin mu mar, nervat më shtohen përdit. Por nji gja duhet vlla, mbaji çunat afër mos tremben. A keni armë?

Toto Rinoo: Se i thom Sandrit të japi ça ka aty…

Toto Rinoo: E more porosinë tek Sandri vëlla?

Toto Rinoo: Hapni sytë se hekri s’të ndihmon shumë vëlla.