Don Phenom dhe Tayna sollën një super hit në 2018, mirëpo raporti i tyre u ftoh një vit më pas kur vendosën edhe të hiqnin njëri-tjetrin nga Instagrami.
Gjatë një interviste asokohe Don Phenom, injoroi pyetjen që gazetari i drejtoi në lidhje me marrëdhënien që ka me reperen. E fill pas kësaj Tayna publikoi në Instastory një status ku shkruhej: “Jam kaq e fokusuar tek vetja dhe jeta ime… Nuk ma ndjen se kush është i shtirur, kush ngatërrohet me mua, kush e mori këtë, kush e mori atë…Nëse nuk është diçka pozitive apo motivuese atëherë vërtetë që nuk ma ndjen.”
Tani Don Phenom ka thyer heshtjen pas kaq kohësh. I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ai foli për raportet me reperen dhe thashethemet se nuk flet me të.
“Unë e dua shumë Taynën dhe e përshëndes. Kemi një marrëdhënie të paparë. Kemi një respekt reciprok, për të dhe krejt stafin e saj. Fansat ose dikush e ka krijuar këtë për klikime. E kam shoqe”, tha ai.