Një vit më parë, kur Bora dhe Donaldi festuan 3-vjetorin e lidhjes, aktori nga shtëpia e “Big Brother VIP” vendosi brenda një kutie me ëmbëlsirë varësen e tij dhe e hodhi përtej murit. Sapo e mori varësen, Bora e tregoi për publikun dhe nuk e hoqi më nga qafa derisa Donaldi u lidh me Beatrixën.

Mirëpo tani që çifti u rikthyen sërish bashkë, aktori ka postuar një foto të Borës në Instastory dhe e pyet: ”Ku është kjo?”, referuar varëses.

Nuk dihet nëse Bora e ka ende varësen dhe pritet përgjigja e moderatores.