Gazetarja investigative, Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka folur për përgjimet e lojërave të fatit.

Lala tha në emisionin “Çim Peka Live” se për lojërat e fatit janë përgjuar politikanë të rëndësishëm.

Ajo theksoi se dosja nuk zbardhet ndonëse mbahet e hapur prej vitesh.

“Ajo dosje është te Krimet e Rënda prej vitesh, sot e ka SPAK-u në duar dhe nuk zbardhet. Dhe unë mendoj…, jo unë mendoj, por kam informacion që ka politikanë të rëndësishëm që janë përgjuar aty. Problemi është se mesa duket askujt nuk i intereson të merret atë çështje”, nënvizoi gazetarja.