Bora, Donald dhe Beatrix kanë qenë tre personazhet e showbizit më të komentuar kohët e fundit dhe gjithçka ndodhi gjatë “Big Brother VIP”. Donaldi nisi një histori brenda shtëpisë me Trixën, por pas daljes u tha se dyshja i dhanë fund lidhjes.

Mbrëmjen e djeshme burime për “Kryefjala” treguan se Donaldi ka qenë në shtëpinë e Borës duke nisur kështu thashethemet për ribashkim.

Ndërkohë që nuk kemi një reagim nga Bora ose Donaldi, Trixa ka postuar një super video në Instastory.

“Më falni por vërtet jam duke u munduar të frymëzoj veten që të bëj ushtrime tani”, shkruan këngëtarja krah videos me bikini ku tregon trupin në super formë.