Vazhdon historia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.
Tashmë nuk ka më dyshime se çifti më i përfolur i showbizit janë bashkë.

Ata u shfaqën në shoqërinë e njëri tjetrit në after partyn e Valdrin Sahitit në Prishtinë dhe prova tjetër që ata janë bashkë është Semi.

Kjo e fundit do të jetë e ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romes, të premten.

Kjo u konfirmua nga Donaldi, ku në një video në story fton ta ndjekin emisionin të premten dhe në një moment shfaqet Semi.

Marrëdhëniet e Semit me Donaldin u prishën pasi ky i fundit krijoi brenda Big Brother Vip një romancë me Beatrix. Por si dukt, pasi Donaldi u ribashkua me Borën, edhe problemet mes dyshes u sheshuan.

Kujtojmë se së fundmi Semi ka publikuar një këngë që risjell në vëmendje historinë e trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix.