DOSJE PËR SPAK 3 / Rakip Suli i Kamzës, 300 milionë lekë për rrugën që ndërtoi me 700 milion në 2020! Kush merr milionat, skema

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, ka qenë muajin e fundit i “ftuar” dy herë në SPAK. Prokuroria e Posaçme po e heton për një mori shkeljesh, kryesisht në disa tendera që ka kryer në atë zonë. Rasti më poshtë duhet vlerësuar nga SPAK nëse është rasti për një “ftesë” të tretë, shkruan Gazeta Jonë.

Ka dyshime se Suli ka favorizuar kompani të caktuara, duke i përshtatur dokumentet këtyre kompanive. Por, në të njëjtën kohë, ai ka vijuar me këto skema, duke bërë tendera për të njëjta rrugë që ka hedhur para’ edhe në të kaluarën.

Në vitin 2020, Suli akordoi një shumë prej 700 mijë eurosh. 3 vite më vonë, për të njëjtën rrugë, ka akorduar 300 mijë euro të tjera. Ka dyshime të mëdha se këto 300 mijë eurot do t’i jepen të njëjtës firmë që fitoi edhe vite më parë. Ndërkohë, me fondin e këtij viti, synohen që të “mbyllen gropat” e lëna para 3 vitesh sipas Boldnews. Një skemë e pastër korrupsioni, pasi do të mjaftonte një hetim i thjeshtë nga institucionet ligjzbatuese për të zbardhur këtë aferë!

DOSJE PËR SPAK 3 / Rakip Suli i Kamzës, 300 milionë lekë për rrugën që ndërtoi me 700 milion në 2020! Kush merr milionat, skema
DOSJE PËR SPAK 3 / Rakip Suli i Kamzës, 300 milionë lekë për rrugën që ndërtoi me 700 milion në 2020! Kush merr milionat, skema
Njoftimi i fituesit i vitit 2020 për rrugën në Kamëz, ishte e vetmja ofertë pasi kompania tjetër ofroi 0 lekë!

Në vitin 2020, sipas dokumentit të mësipërm, Bashkia e Kamzës, ka shpallur bashkimin e operatoreve ekonomik “UDHA” & “Ndregjoni” tenderin me objekt “ndërtim rruga ‘Harku i Triumfit’, Valiasi i Ri”. Fondi për këtë tender ishte 71.088.751 lekë pa TVSH, ose rreth 700 mijë euro. Kohëzgjatja e kontratës ka qenë 142 ditë.

BOE që u shpallën fitues ofruan 70.669.091 lekë pa TVSH, dhe 84,802,909 lekë me TVSH. Firma tjetër vetëm sa ka dorëzuar dokumentet, pasi “RAFIN COMPANY” nuk ka paraqitur ofertë ekonomike. Pra, fituesi ka lënë vetëm disa qindarka “rrugës”.

Megjithatë, ashtu siç ndodh rëndom në gjithë rrugët kombëtare dhe lokale, paratë nuk mjaftojnë asnjëherë. Dhe, 3 vite më pas, Bashkia e Kamzës ka hedhur sërish para’ për të mbuluar gabimet e së kaluarës. Një skemë e pastër, ku Suli synon që të dalë pa lagur nga e gjitha kjo histori.

Por, duke nisur nga procedurat e njëjta, ka dyshime se kjo procedurë po hetohet, pasi dokumentet e tenderit i ishin përshtatur fituesve. Kjo vërtetohet edhe nga ankesat për këtë tender, ku firmat që donin të merrnin pjesë u “s’kualifkuan” vetëm me hartimin e dokumenteve.

Në vitin 2023, për të njëjtën rrugë, Rakip Suli ka akorduar edhe 300 milionë lekë të tjera!

Në tenderin e vitit 2020, Suli ka hedhur gurin por ka “fshehur dorën”. Dokumenti i para 3 viteve mban firmën e Hasan Bara, zv.kryetar i Bashkisë së Kamzës. Ndërkohë, dokumenti i mësipërm, ai i vitit 2023, mban firmën e Rebeka Sulejmanit, zv.kryetares së Bashkisë së Kamzës. Në të dyja rastet, Suli ka urdhëruar bërjen e këtyre dokumenteve, por ka autorizuar vartësit e tij. Ka frikë nga ndonjë hetim nga SPAK? Apo po fshihet nga firmat pjesëmarrëse në tendera? Ndoshta të dyja, por që të gjitha gjurmët të ccojnë te emri i Sulit, i lakuar së fundmi në zyrat e SPAK-ut, e cila ka gati një vendimmarrje për të.

Por nëse më sipër faktuam se për rrugën “Harku Triumfit” ishin shpenzuar 840 milionë lekë të vjetra në vitin 2020, për të njëjtën rrugë janë hedhur edhe miliona lekë të tjera këtë vit. Mësohet se Bashkia e Kamzës ka hapur tenderin me obejkt “ndërtim rruga ‘Harkut i Triumfit’ vazhdim + kun”. Pra, thuhet vazhdim dhe kanalizime të ujërave të ndotura. Ato kanalizime që duhet të ishin bërë para 3 viteve, por u “harruan” nga Suli dhe vartësit e tij. Fondi limit i këtij viti është 30.442.973 lekë pa Tvsh, ose me TVSH shuma shkon në rreth 360 mijë euro.