Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën por edhe vendin ka ardhur edhe reagimi i parë i nënës së vajzës 26-vjeçare e cila u drogua dhe u përdhunua nga 3 persona.
Nëna e 26-vjeçares gjatë një bisede telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 u shpreh se vajza e saj kishte qenë në një lokal në Vlorë me një shokë, ku kishte pirë disa pije.
Sipas nënës vajza pasi ka pirë një pije nuk mban mend asgjë.
“Shkova me një shok në lokal, më dha disa pije, pastaj s’mbaj mend gjë”, nëna tregon se çfarë i tha vajza.
“Me telefonin tim ka folur. Siç thotë vajza thotë; vajta te lokali me një shok për të pirë. Kur dola nga banja, më tha ai shoku pi dhe një gotë dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë. Te lokali ka qenë,” shtoi ajo.
Kush e ka çuar vajzën?
Nuk e di se kush. A policia apo….
Si është gjendja e vajzës?
Unë dua të gjej të drejtën se kush është. Nuk jemi as në qiell, as në tokë. Duam vetëm të vërtetën. Te spitali kishte shkruar nëna e një djali dhe kishte folur me vajzën. Kështu më tha. Vajzën e çuan sërish në spital. Po të gjitha po ja bëjnë.