Këmbët nuk i binden. As njëra dorë. Prej katër vitesh gjysmë i paralizuar, 76-vjeçari Myrteza Belaj, e la krevatin për t’iu bindur një vendimi të gjykatës që e shpalli fajtor për ndërtim të paligjshëm.

I moshuari është detyruar nga drejtësia, që edhe pse i sëmurë, të udhëtojë nga Fushë Preza drejt shërbimit të provës për t’i bindur institucionet se nuk është arratisur dhe se nuk po kryen një krim tjetër.

Anila Hoxha: Më jep një koment për këtë vendim

Myrteza Belaj: Mirë, mirë, jo keq

Anila Hoxha: …mund të ketë dhe më keq?

Myrteza Belaj: Ka vendime qeveria. Për të punë, unë jam vetë fajtor, se nuk kam pasur lekë për të marrë lejen.

Anila Hoxha: Je peshku i madh?

Myrteza Belaj: Poo! Edhe ata vjedhin, pse veç ne i bëjmë ato gjëra?!

Anila Hoxha: Po si i bëhet puna?

Myrteza Belaj: Nuk kemi çfarë të bëjmë

Sanije Belaj: Fukaraja, jetë fukarai. Vjen gjithë ky shtres, për 500 tulla që i kam vënë dhe kanë mbetur aty pa derë dhe pa dollapë. Duhet të vij këtu.

Së bashku me Myrtezain, një dënim tjetër jo gjyqësor po vuan edhe e shoqja, e cila është kthyer në barrelën e lëvizshme të 76-vjeçarit.

Myrteza Belaj: Kam këto tutat. Më kap gruaja që rri pas dhe më ngre dhe me shkop. Ku e kam shkopin?

Myrtezai i drejtohet gruas: Lëvize litarin, se nuk lëviz këmba pa lak

Sanije Belaj: Prit

Myrteza Belaj: Ja…

Rasti i të moshuarit është shembulli konkret se si ligji në Shqipëri nuk është i barabartë për të gjithë. Se si prokurorët dhe gjyqtarët janë të devotshëm për të parë provat e qytetarëve të thjeshtë dhe se si fusin konceptin e mëshirës kur bëhet fjalë për të pandëshkueshmit. Se si gjykata e juridiksionit të zakonshëm vazhdon dhe dënon korrupsionin 5 mijë lekësh dhe se si gjykata tjetër ajo e Anti Korrupsionit, duhet të dënojë korrupsionin