Në orët e para të ditës së sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Shqipëri. Epiqendra ka qenë në Tiranë, fshatin Baldushk.

Fatmirësisht ka qenë me magnitudë të vogël, 2.8 ballë, rihter dhe nuk ka shkaktuar dëme.

Lëkundja është ndjerë nga disa prej banorëve që janë zgjuar nga lëvizja sizmike pasi u regjistrua në 02:04:57 minuta, sipas EMSC-së dhe IGJEUM-it.