Të mos i qethësh flokët nga neglizhenca, është një gjë, por të marrësh kredi për të paguar qethjen e shtrenjtë të flokëve, është krejtësisht diçka e padëgjuar më parë.

Këtë shërbim “leasing” e ofron berberi më i shtrenjtë i trojeve shqiptare. Bëhet fjalë për berberin nga Kosova, “Rizza”.

Gjatë një emisioni, ai ka thënë se klientët mund të paguajnë shërbimin me këste deri në 12 muaj.

Mirëpo Rizza, i cili e ka nisur punën si berber që në rini në Mitrovicë, tani është zhvendosur me vendndodhje të re, rrugës për në aeroportin e Prishtinës ku përveç prerjes së flokëve ka hapur klinikën për mbjelljen e flokëve.