Kledi ish-konkurrent i Big Brother VIP së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku për herë të parë ka sqaruar marrëdhënien e tij aktuale me Beatrix Ramosaj.
Beatrix dhe Kledi kanë pasur një histori të komplikuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kledi u duk sikur kishte një pëlqim ndaj këngëtares së njohur. Madje ata patën edhe një takim me njëri-tjetrin, por gjërat nuk shkuan dhe aq mirë.
Këngëtarja u shpreh se nuk u ndje mjaft komode nga kjo zgjedhje duke pranuar se nuk ka një pëlqim për Kledin.
Nga ana tjetër Kledi u përpoq t’i sqaronte Beatrix se përpos pëlqimit që ka për tiparet e saj si femër ai takim nuk simbolizonte asgjë më tepër.
Por si është marrëdhënia e tyre sot? Kledi tha se ende nuk kanë folur por shtoi se do që ta takojë këngëtaren që të sqarohen. E po ashtu, tha se edhe ajo ka shprehur një dëshirë të tillë.
“Unë pata një mbrëmje. Beatrix ishte më serioze e mori pak më seriozisht takimin dhe ndodhën ato gjëra. Dhe unë shpresoj së shpejti të takohemi. Ne nuk jemi takuar akoma, unë kam dëshirë dhe Beatrix ka shprehur dëshirën që të takohemi dhe të bisedojmë, sepse kemi disa pika për të sqaruar.”