Deklarata e Mira Kazhanit dhe Dritan Hilës kanë bërë xhiron e rrjetit dy ditët e fundit për shkak të rreshtave kontraversë që ngritën në këmbë opinionin publik.
Vetëm pak orë pas vrasjes tragjike të 7-vjeçares Joanda Avdia në Potam nga helika e skafit të policit Arjan Tase, Mira Kazhani në një shkrim tha se tragjedi të tilla ndodhin kudo në botë.
‘Tragjedi ndodhin kudo, gabime, aksidente, të lajthitur, kriminelë e mendje të sëmura vrasin në Europën e zhvilluar. Në Amerikë, pa u tharë një palë lot, një tjetër i çmendur po projekton një shkollë fëmijësh që të futet me armë’,-shkroi ajo.
Ndërsa Hila, nëpërmjet një videoje në Facebook u shpreh: ‘Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë, nuk ka polic dhe sinjalistikë.’
Përgjigjen e këtyre deklaratave të gazetarëve të partisë, i është drejtuar me një ironi therëse regjisori i njohur Kastriot Çipi.
‘’Nëse ekziston rimishërimi, dua të kthehem si peshkaqen. Për mëngjes të ha Mira Kazhanin, për drekë Dritan Hilën. Pres sugjerime për menunë e darkës.’