Gazetari Blendi Fevziu është vënë në shënjestër të komentuesve dhe ndjekësve të tij në rrjete sociale, pasi një foto ku ai shfaqet pranë një skafi të ndaluar në breg, të ngjashëm më atë që shkaktoi në Himarë, po qarkullon në rrjet.

Mesa duket revolta ka nisur pas shkrimit të tij prekës dy ditë më parë për vogëlushen që humbi jetën në Himarë, ku bazuar në foton e djeshme, komentuesit nuk i kanë kursyer komentet. Megjithatë Fevziu ka bërë një “autokritikë” dhe ka shpjeguar si qëndron e vërteta.
“Disa prej miqve të mi në rrjete sociale po më nisin këtë foto. I falenderoj dhe po bëj një shpjegim të shkurtër dhe një autokritikë. Në datën 18 dhe 19 Korrik emisioni Opinion ka realizuar një emision nga deti për gjiret dhe strukturat më të bukura ose me të vecanta turistike të jugut të Shqipërisë. Kemi ndaluar në Palasë, Himarë, Borsh, Kakome, Kep Merli, Ksamil dhe Ishulli Tonga. Në fund të gushtit do merremi me plazhet e veriut. Të dy emisionet do shfaqen në shtator. Prej këtij udhëtimi kam bërë me dhjetëra postime. Në foto, në Gjirin e Krorëzës, dukem unë, një nga kameramanët dhe gazetarja e emisionit opinion. Regjisori dhe kameramani tjetër po na xhirojnë. Kemi përdorur të njëjtin mjet që kemi perdorur edhe vjet e parvjet. Sepse është një mjet që mundëson zbritjen e kameramanit më lehtë. Cdo dalje ka qenë e rakorduar me pikat ku do xhironim. Po nis edhe ca foto nga keto 2 ditë. Në Gjipe e Bunec nuk dolëm dot sepse s’kishte mundësi. Sic e kam thënë edhe në TV, ky udhëtim më ndihmoi të shoh cfarë ndodh në det. Ky ishte shpjegimi. Tani për të gjithë ata që janë të irrituar që kam bërë kritika për gjendjen e deteve. Që kam bërë kritika për banditëet që shkelin cdo ligj. Për fëmijët e pasanikëve (ata problematikë se kam shumë prej tyre model) që shkelin ligjin. Që e ndjeva thellë humbjen e një jete. Që promovoj turizmin në jug e në veri, atyre skam c’ju bëj. Nuk i ndihmoj dot.”, shkruan ai.