Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Moderatorja Einxhel Shkira ka bërë një reagim në rrjete sociale ku shprehet se Dj Dagz, Dj PM dhe Fifi ishin gati të hiqin dorë dhe nga çmimi i madh i “Big Brother VIP” vetëm që të kishin pasaportën shqiptare.

Ajo është shprehur e lumtur dhe krenare për Duan, por sipas saj pasaporta i është dhënë për marketing ndërkombëtar. Einxhel i kërkon shtetit të mos i harrojë “hallexhinjtë” e tjerë, pasi mendon dhe për fëmijën e saj.

“Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë shprehur ishte se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nësi je pej pashaporta shqiptare! S’po them që të jepen 2 milion pashaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, grat dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve!
Mendoj se ka ardhur koha që politika Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësis të krijon lehtësim për këtë kategori aplikuesish. Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pashaportë si unë dhe pse do e ket sa për simbolik se me pashaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër. Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lind në Shqipëri që të mund të lëviz me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëviz do kurrë me mua së bashku me Dagz. Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokumet pavarsisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë”, ka shkruar Einxhel.