Tashmë që jemi në stinën e verës, udhëtimet me avion në vende të ndryshme të botës, për disa prej jush, bëhen më të shpeshta. Por e keni menduar ndonjëherë ose e keni ndier se çfarë i ndodh trupit kur udhëtoni me avion? Më poshtë mund të mësoni më saktësisht se çfarë ndodh.
Këmbët enjten
Mungesa e lëvizjes për një kohë të gjatë mund të çojë në mpirje ose fryrje të tyre.
Shija për ushqimin ndryshon
Shkencëtarët kanë zbuluan se zonat e trurit përgjegjëse për preferencat e shijes funksionojnë ndryshe gjatë fluturimit.
Erë e keqe e gojës
Dehidratimi i shkakton trupin tonë më pak pështymë, duke çuar në rritjen aktive të baktereve dhe, rrjedhimisht, do mbani një erë të keqe në gojë. Ju mund ta shmangni këtë duke ngrënë një vakt të shëndetshëm para fluturimit dhe të përtypni më pas çëmçakëz.
Keni probleme me lëkurën
Dehidratimi gjithashtu shkakton probleme të lëkurës dhe puçrra fytyre. Ju këshillojmë të merrni disa kremra hidratues për të qëndruar të sigurt.
Keni dhimbje veshësh
Zhurmat në avion do ju shkaktojnë dhimbje veshësh. Një palë kufje ndoshta jo jeni zgjidhja që ju të mos i dëgjoni aq shumë zhurmat.
Bëheni më nervozë
Edhe ata që nuk kanë frikë nga fluturimi mund të bëhen nervozë dhe aspakt në humor. Arsyeja është e thjeshtë: ne nuk jemi në kontroll të sigurisë sonë, dhe kjo na bën të shqetësuar. Një libër apo film interesant ose gjumë i shëndoshë do t’ju ndihmojë të përballeni me këtë.