Pas postimeve në Instagram-in e tij rreth gjendjes shëndetëore, Ermal Meta është detyruar të përdorë sërish rrjetet sociale, kësaj here për të qetësuar të gjithë ata që e ndjekin. Duke qenë se lajmet për enjtjen e fytyrës që ai tregoi se ishte duke kaluar u raportuan nga shumë media, të cilat le ta themi, ngritën alarmin për gjendjen e tij, këngëtarit shqiptar i është dashur të tregojë se në fakt është mirë.
Meta ka postuar një status në Twitter ku shkruan:
“Duke lexuar media të caktuara dikur sikur po vdes. Rrini të qetë, pushimi dhe kortizoni do të bëjnë punën e tyre. Shihemi pas pak ditësh”
Ndërkohë, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, artisti i njohur është detyruar të anulojë koncertet e tij të radhës në Peschici dhe Giffoni, por mesa duket do të rikthehet shpejtë.