Historia e Einxhel dhe Dagz, fillimisht e nisur brenda shtëpisë së Big Brother, vazhdon e fortë dhe solide, madje nuk dimë nëse mund ta quajmë më thjesht një lidhje mes thashethemeve se Einxhel mund të jetë shtatzënë apo planeve për martesë.

Për martesën kanë të bëjnë edhe postimet e fundit të moderatores në Instagram, nisur në fakt nga listë “kriteresh” që personi që duhet të keni në krah duhet të plotësojë, njëra më i rëndësishëm se tjetri. E duket se Dagz i plotëson të gjitha dhe Einxhel i ka propozuar vetë e para për martesë.
Propozim që artisti i njohur s’e ka menduar dy herë, por duke ju përgjigjur menjëherë pozitivisht, madje pa e menduar dy herë.

Çifti mirë që u martuan, por pas këtij diskutimi, Einxhel e quan veten “bashkëshorte me fat”, madje i premton partnerit se do ta cojë në Maldive për muajt mjalti. Më duket se edhe Dagzi është goxha me fat.