Prokurori Altin Dumani është prezantuar mëngjesin e sotëm në krye të SPAK-ut. Ai tha se besimin do ta shfrytëzojë për një luftë më të ashpër kundër korrupsionit në niveleve të larta.

Për shkak të kësaj reforme ky transferim nga drejtuesi në ikje në drejtuesi në ardhje është më i lehtë, sepse i riu do të jetë njëri prej nesh dhe nuk është shumë nevoja për t’u prezantuar. Ne kemi punuar tre vite me njëri tjetrin.

Falenderoj KLP-në që më besoi drejtimin e SPAK-ut, besimin do ta përdor në funksion të një institucioni të suksesshëm.

Ky besim më bën që të angazhohem maksimalisht sipas vizionit që bëra të njohur. Falenderoj zotin Kraja për hapat e para, të gjithë e dinë që sa e vështirë është që të ndërtosh një shtëpi të re.

SPAK duhet të kalojë një fazë tjetër në një lufte më agresive kundër zyrtarëve të korruptuar. Të procedojmë cdo shkelës ligji pavarësisht detyrës. Ju garantoj që do të jem në krahun tuaj përmes duke luftuar” tha ai.

Kreu i KLP-së, Alfred Balla u justifikua për gabimet teknike ditën e zgjedhjes së kreut të SPAK duke e kaluar me një batutë.

“Pas finales së Botërorit, ishte evenimenti kryesor që i bëri shqiptarët që të ishin para TV-së, patëm aq shumë fluks sa ra linja, po na ngacmonte media, që mos  ndërprisni fjalën zotit Dumani.

Gara ishte e bukur. O fokusua tek dy shefat e sektorëve dhe zoti Dumani e fitoi. I uroj suksese” tha Balla.

Altin Dumani u zgjodh përballë Adnan Xholit dhe Edvin Kondilit duke pasuar Arben Krajën.