Duty Free , koncensioni tjetër miliardësh që qeveria do t’i japë oligarkut Shefqet Kastrati ?

Dyqanet “Duty Free” janë njësi tregtare pa taksa të vendosura në dalje të pikave kufitare të një shteti. Në Shqipëri, “Duty Free” ka vetëm në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, i cili është nën administrimin e oligarkut Shefqet Kastrati që po korr pare të madhe atje, ndërsa nuk ka në pikat e tjera kufitare.

Duty Free , koncensioni tjetër miliardësh që qeveria do t’I japë Shefqet Kastratit
Duty Free , koncensioni tjetër miliardësh që qeveria do t’I japë Shefqet Kastratit

Por,nëse nuk ka nuk do të thotë që do të vijojë kështu. Burime bëjnë me dije se Ministria e Financave po shqyrton mundësinë që t’i japë kompanisë Kastrati Group ekskluzivitetin e ngritjes së dyqaneve “Duty Free” në pikat kufitare të vendit, krahas Rinasit.

Kjo tregohete dhe nga marrëveshja e nënshkruar sot me një rrjet dyqanesh duty free, ku sipas përmbajtjes së marketingut të shpërndarë nga zyra e PR e Kastrati Group, ky rrjet do të shpërdahet edhe në zona të tjera të vendit.

Kështu, duket se Rama do t’i japë “lal çetit” edhe një thelë tjetër nga paratë publike duke e qerasur me dyqanet “Duty Free” që kanë pare të madhe pasi zakonisht tregtojnë produkte si parfume, pije alkoolike, cigare dhe të ngjashme.

Pritet që Kastrati të hapë dyqnet Duty Free edhe në pikat e tjera kufitare.

Shefqet Kastrati është një ndër dy oligarkët më të mëdhenj në Shqipëri krahas Samir Manes. Të dy ata janë në radarin e SPAK, por kapja do të ndodhë pikërisht kur Rama t’i lëshojë. Historiku e deritanishëm tregon se Rama të lëshon “kur ha dardha dhe mollë pas kurrizit të tij”.

Shefqet Kastrati i ka “letrat e hapura” me SPAK-un për shkak të zaptimit të pronës së ushtrisë në Porto Romano, bashkë me Frident Kuqin si edhe të portit të Limionit në Sarandë.

Ndërkohë, Samir Mane ka qenë personi kryesor që me kompanitë e tij i ka shërbyer Arben Ahmetajt për vilat që sipas SPAK i janë dhënë nga pronarët e inceneratorëve në formë rryshfeti për shërbimet e bëra. /gazetajone