Pati jo pak reagime për deklaratën e moderatores Erjola Doci, kur ajo tregoi në një intervistë televizive, se shpenzon 2 mijë euro në muaj për vetëm për kremrat e fytyrës. Natyrshëm, të lind pyetja, në çfarë pune mund të fitosh kaq shumë të ardhura?
Së fundmi ajo u përgjigj për shpenzimet e saj, pasi komentet qenë të shumta në rrjet, ku tha se puna si influencere, dhe familja, janë burimi kryesor i parave.
“Mbaj veten, por edhe familja. Herë me bashkëpunime, herë pa bashkëpunime, falë influencës. Na bën tag-u sa 2 mijë euroshi, se unë edhe s’para konsumohem si imazh, bashkëpunoj kur duhet”, tha moderatorja.
E keni nënvlerësuar instagramin deri më tani? Epo mendojeni dhe një herë.