Policia gjeti në Portin e Durrësit rreth 100 mijë të fshehura në një autobus të linjës -Bari. Paratë të të ndara në 8 paketime me shënime përkatëse sipas shumave ishin vendosur në tavanin e mjetit, shoferi i të cilit i identifikuar me iniciale E.Rr u arrestua.

“Gjatë operacionit policor të koduar “Entry” policia arrestoi drejtuesin e autobusit, 37 vjeçarin me iniciale E. Rr., i cili banonte në Durrës”, njoftoi policia.

Sipas policisë i arrestuari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Ky është një rast i përsëritur në Portin e Durrësit, ku herë pas here në autobusët e linjave dhe në furgonët e mallrave janë sekuestruar shuma parash që variojnë nga 15 mijë deri në 100 mijë euro.

Në raste të tjera policia ka sekuestruar shuma parash në monedhën “paund”, të fshehura në furgonë mallrash, duke dëshmuar për sjelljen e parave “cash” në rrugë ilegale me origjinë nga Britania e Madhe. Sasia më e madhe e parave të futura në këtë formë në vend u kap në vitin 2018, kur policia gjeti 3.4 milion euro në disa makina , që silleshin në Shqipëri për t’u shitur.

Hetimet për çështjen megjithatë nuk shkuan përtej mos deklarimit të parave, për të cilat më pas u kërkua konfiskimi në gjykatë.