
Policia ka arrestuar një 66-vjeçar nga Tirana pasi dy qentë e tij tërracës “pitbull” kanë kafshuar duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme në trup një 66-vjeçareje në kryeqytet. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai akuzohet për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”.
Për fat të mirë, 66-vjeçarja e sulmuar nga qentë është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që ky është një tjetër mesazh për rrezikon që mbartin në shoqëri qentë që lëvizin të palidhur dhe maskën mbrojtëse.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi ky shtetas ka braktisur dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, raporton policia.