rama

Nga Klodian Tomorri*

Standardet qe kerkon Edi Rama

Ceshtja qe ngriti Edi Rama sot mbi standardet e hetimeve te SPAK dhe respektimin e te drejtave te atyre qe vihen ne hetim eshte nje debat qe vlen te behet.

Por a eshte ky shqetesim i kryeministrit parimor? Ketu nderlikohet pak puna.

Kur SPAK vuri ne ndjekje Arben Ahmetajn, Edi Rama nuk u shqetesua per rrezikun e republikes se prokuroreve. Perkundrazi, prokuroret i nderseu publikisht me shprehjen famoze, “po te isha une prokuror do ja beja me keq”.

Kur ne frengjite e tija mediatike, dilnin papushim lajmet e dosjeve te Arben Ahmetajt apo Sali Berishes, kryeministri nuk u shqetesua per te drejtat e njeriut. Nuk i kerkoi as Dumanit dhe as Metanit qe te hetonin prokuroret apo gjyqtaret qe nxirrnin dosjet ne pazar. Perkundrazi, ferkonte duart.

Kur disa ne rrethin e tij te ngushte, nga te paktet qe i kane mbetur me mend, i thane qe precedenti i hetimit pasuror i vendosur me dosjen Ahmetajn eshte me se paku i sforcuar ligjerisht, kryeministri nuk u shqetesua. Perkundrazi u pergjigj “mire ja bejne atij …..

Vetem sot i erdhi shqetesimi kryeministrit. Por standardi i hetimeve qe iu bene Erion Veliajt eshte identik ai qe u vendos kohe me pare. Dhe nese Edi Rama nuk eshte autori i tij, me se paku eshte inkurajuesi me i madh.

Por drejtesia eshte e pavarur vetem kur godet kundershtaret e tu. Kur te godet brenda rrethit kalohet nga epoka “nuk komentojme ceshtjet e drejtesise” tek epoka “nuk jemi hunj gardhi”.

Ky eshte ndryshimi i vetem. Sepse standardi eshte i njejte. Si tek vibratoret, si tek breket e Nestit.

Ndaj kryeministri nuk e ka hallin as tek respektimi i ligjit, as tek te drejtat e njeriut. Ka vetem nje hall. Te kete drejtesi te pavarur, por vetem per kundershtaret.

Populli e ka thene me urtesi. Po shkove per vetulla mund te nxjerresh dhe syte.

*Titulli është i redaksisë