Ylli i popit, Madonna u shfaq së fundmi në programin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Ikona e muzikës dhe stilit zbuloi se djali i saj David Banda, 16 vjeç, tashmë është duke i ‘rrëmbyer’ nga duart të gjithë shkëlqimin kur vjen puna për stilin e veshjes.

“Ai mund të veshë çdo veshje dhe të duket e bukur”, tha ajo. “Është vërtet irrituese. Ai vesh rrobat e mia dhe duket më mirë së unë me to. Ai madje mund të veshë një fustan dhe të duket bukur”.

Dhe artistja nuk po bënte shaka. Në maj, dyshja nënë-bir u shfaqën me veshjet e ‘Adidas’ në Kampionatin Botëror të Peshave të Lehta WBA në Barclays Center në Brooklyn.

Banda, i cili njihet për zgjedhjet e tij të modës, vodhi të gjithë vëmendjen i veshur me një fustan të kuq dhe të gjatë nga bashkëpunimi i Adidas me Gucci. Adoleshenti e kombinoi pamjen tërheqëse me një palë syze dielli të verdha, bizhuteri argjendi dhe atlete të zeza.