Moderatorja Alketa Vejsiu i ka kërkuar falje publike këngëtares Arilena Ara. Alketa ka ndarë në Instagram një video nga vitit 2013 kur Arilena ishte pjesë e “X Factor”. Në momentin e shkëputur Arilena vrapon e emocionuar drejt Alketës dhe e përqafon.
“Ky përqafim vlen sa 1000 fjalë. Më fal Arilena Ara. Të dua. Bashkë në kërkim të gjërave të bukura”, -ka shkruar Alketa teksa ka zgjedhur që të bllokojë komentet në këtë postim. Ndërsa nga këngëtarja ende nuk ka asnjë reagim.
View this post on Instagram
Arilena dhe Alketa kanë patur një raport shumë të ngushtë, të nisur vite më parë kur Arilena, ende fëmijë mori pjesë te ‘Gjeniu i vogël’ ku Alketa ishte prezantuese. Lidhja mes tyre u shkëput gjatë ‘Festivalit të Këngës’ të vitit 2019.
Arilena arriti të triumfonte për të na përfaqësuar në ‘Eurovision’ duke i lënë vendin e dytë Elvana Gjatës. Gjë që shkaktoi shumë bujë dhe kontestime, me publikun që u nda në dy kampe: ata që mbështesnin Arilenën dhe ata që mbështesnin Elvanën. E kampit të dytë duket se i përkiste edhe Alketa.
Moderatorja i kërkoi një ndjesë publike Elvanës, duke u shprehur se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj dhe ajo s’mundi t’i jepte dot zë zërit të publikut. Kjo gjë duket se nuk i pëlqeu Arilenës, e cila nuk vonoi shumë dhe e hoqi moderatoren nga Instagram-i. Më pas të njëjtën gjë bëri edhe Alketa.