Arrestohet bosi i basteve Ardit Kraja , burri i Ilda Bejlerit akuzohet për organizim të basteve të paligjshme

Biznesmeni i njohur në Shqipëri si ‘bossi’ i lojërave të fatit, ish pronari i “Superbast”, Ardit Kraja, është ndaluar të martën nga Policia e Kosovës, në pikën e kalimit kufitar të Vermicës sipas mediave të Kosovës.

Gazeta Jonë mëson se 49-vjeçari Kraja u ndalua në Vërmicë dhe pas verifikimit rezultoi se ndaj tij kishte dy urdhëresa aktive të lëshuara nga dy gjykata në Kosovë me akuza të rënda.

E BUJSHME/ Arrestohet bosi i basteve Ardit Kraja , burri i Ilda Bejlerit akuzohet për organizim të basteve të paligjshme
E BUJSHME/ Arrestohet bosi i basteve Ardit Kraja , burri i Ilda Bejlerit akuzohet për organizim të basteve të paligjshme

Urdhër arrestet ndaj Krajës janë lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe ajo në Mitrovicë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pas ndalimit, gjyqtari i rastit ka urdhëruar që biznesmeni shkodran fillimisht të intervistohet nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka urdhëruar që Kraja të ndalohet për 48 orë.

Brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e tjera të nevojshme.

Kraja, i cili është bashkëjetuesi i moderatores Ilda Bejleri, është përfolur se organizon lojëra fati të paligjshme edhe në Shqipëri pavarësisht se këtu janë ende të ndaluara. Ai u ndalua në 2020 për diçka të tillë por lajmi u fsheh nga policia.

Mësohet se Kraja është një ndër personat që po bëhet gati për të marrë një lincencë për bastet sportive pas ndryshimit të ligjit dhe planit për t’i rihapur. /gazetajone