
Merkato më e bujshme e shtatorit tashmë është vulosur. Motrat Vjollca do të jenë të dyja në një ekran nga sezoni i ardhshëm.
Gazeta Jone ka mësuar se Luan Vjollca ka firmosur kontratën me Tv Klan dhe pritet që nga sezoni i ardhshëm të nisë programin e saj në një logo të re televizive pas më shumë se një dekade në Top Channel.
Nga sa kemi mësuar Luana pritet të vijë me një emision nën autorësinë e saj ndërsa ka nisur punën për rekrutimin e stafit të ri.
Duket se moderatorja do të bëjë ndryshime në stafin e saj të ngushtë duke qenë se shumë emra që ka pasur për shumë vite në ekipin e “Shiko kush luan” nuk do të zhvendosen pranë saj.
Ky sezon bën bashkë nën një ekran motrat Vjollca. Marina prej disa sezonesh moderon programin e humorit “Klanifornia” që transmetohet çdo të dielë në TV Klan.
Ndërsa motra e saj, pritet të ketë prime time të së premtes duke zëvendësuar kështu Arian Çanin i cili përflitet se sezonin e ri do të shkojë në televizionin ABC.