Amber Heard ka qënë e ftuar në emsionin “NBC Today” ku për herë të parë publikisht pas gjyqit ka folur rreth ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp duke u shprehur se ajo akoma e dashuron atë.
Prezantuesja e televizionit e pyet atë për deklaratën e saj të parë në gjyq ku tha se e donte ish-bashkëshortin e saj. Edhe pas përfundimit të gjyqit aktorja nuk i ka mohuar ndjenjat e saj ndaj Johnny Depp pavarsisht si shkuan gjërat.
Ajo tha se ende e do Johnny Deep dhe nuk ka ndjenja aspak të këqija apo keqëdashëse ndaj aktorit, tha Amber gjatë kësaj interviste.
Kujtojmë se gjyqi i tyre nisi për shkak të akuzave të Amber Heard ndaj Johnny Depp ku sipas saj ai kishte abuzuar me të duke ushtruar dhunë, gjyqi mes tyre mori përmasa të mëdha duke u kthyer viral ku secili pati mbështetësit e tyre në këtë histori që përfundoi me fitoren e Johnny Deep.