Ambasadorja amerikane e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë një status në rrjetin e saj social ku ka shkruar se ishte në dijeni të përpjekjeve për frikësimin e gjyqtarëve lidhur me vendimet që ata marrin.

Nuk dihet ende për ndaj cilit politikan është drejtuar ky mesazh i Yuri Kim po mendohet se katë bëjë me vendimin për drejtimin e partisë Demokratike. Më tej, Kim ka shkruar se duhej tëthyheshin modelet e vjetra të korrupsionit.

Yuri Kim: Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve – me fjalë të tjera, për të tërhequr 🇦🇱 në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. 🇦🇱duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. 🇺🇸 po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.