Ish-konkurrentja e “Dancing With the Stars” dhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irni Qirjako, ishte e ftuar së fundmi në një intervistë në “Më Lër të Flas.”
Ajo tregoi se spektakli i kërcimit për të ishte tepër eksperiencë e bukur dhe pavarësisht se u eleminua natën e katërt, tha se e shijoji shumë.
“Unë jam muzikane, artiste, njoh notat pianon, di edhe diktatet ritmike. Ritmin e thith menjëherë. Vallet unë i pëlqej. Numrin e parë e punova se kishim më shumë kohë. Edhe valsi shumë mirë, pak më i vështirë ishte tango, por ia dola”- tregoi Irini.
Irini zbuloi gjithashtu se bashkëshorti i saj nuk donte që ajo të merrte pjesë në spektaklin e DËTS.
“Im shoq nuk donte fare. Burrim im sthoshte “ishalla e skaulifikojnë” (qesh). Kështu thoshte ai”– tha Irini.
Me imitimin që i bënë Irinit në “Portokalli”, këngëtarja tregoi se i merr me saportivitet këto gjëra. Ajo shprehu se ende ‘qesh me lot’ kur e sheh dhe për të skeçi i pari është i preferuari i saj.
“Unë qesh me atë aktorin që më ka imituar. E dyta nuk më pëlqeu, me të parën i vuri vulën. Kam shumë qejf të më imitojnë, le të vazhdojnë”– tha Irini duke qeshur.