Që pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, është kthyer në një ndër personazhet më të dashur për publikun. Pas mbarimit të reality show-t modelja e njohur ka vijuar karrierën në Shqipëri, ndërsa pëlqehet shumë nga ndjekësit.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe herë pas here vendos që të bëjë bashkëbisedim me ndjekësit. Këta të fundit janë shumë kurioz që të dinë sa më shumë për jetën e saj private apo rreth partnerit ideal.
Me thjeshtësinë e saj, Beniada nuk ka nguruar kurrë të përgjigjet, teksa ka theksuar se është akoma beqare në kërkimi të një partneri ideal.
Në postimin e fundit në “Instastory”, modelja seksi ka bërë disi konfuz ndjekësit. Ajo kishte publikuar një video ku shfaqej një djalë simpatik duke kërcyer dhe krahas saj kishte shkruar:
“E gjeta burrin, është ok”, në këtë shkrim ajo kishte vendosur dy emoji me të qeshura, duke etiketuar mamanë e saj. Me sa duket Beniada të gjitha preferencat ia tregon mamasë, ndërsa së fundmi me shaka ka treguar një rast për partner.