Semi ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon. E ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” teksa po diskutohej tema “A mund të jenë ndarjet të bukura”, Semi tha se kjo varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.
“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet”, tha këngëtarja.
“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri, por për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, tha Semi.