Semi Jaupaj ishte e ftuar në “Zemër Luana”.  Në një sfidë të personalizuar ku duhej të zbulonte sekretet e personazheve të ndryshëm njëri prej tyre ishte dhe ish-partneri i saj Bojken Lako.
Lidhja dhe ndarja e tyre kanë qënë shumë të komentuara e sidomos për marrëdhënien e tyre shoqërore dhe pas ndarjes.

Semi zbuloi që Bojkeni është në një lidhje të re dashurie me një vajzë bjonde mjaft simpatike. Ndonse kjo gjë është zbuluar së fundmi, sigurisht që nuk mund të mos na tërhiqte vëmendjen, komenti i Semit për ta.