Një video e fundit e publikuar nga aktorja e humorit Arjola Demiri, sipas saj video “funny”, ka nxitur debat të ashpër në rrjet. Konkretisht aktorja ka realizuar një video me vajzën e saj Ale Demiri, që e ka titulluar “I’m moving to Japan mom (Po zhvendosem më Japoni mami)”.
Videoja nis me vajzën e Arjolës e cila thotë që po bën gati gjërat e saj, teksa merr një valixhe dhe fut qenin e saj aty. Më pas ajo merr valixhen, e ndjekur nga Arjola, dhe me qenin në valixhe shkon drejt ashensorit.
Sipas Arjolës gjithçka është në kuadër të shakasë dhe ishte “thjesht një video funny”, por disa nga ndjekësit e saj nuk mendojnë kështu. Mes komenteve të ndjekësve të saj duke qeshur, vihen re edhe Kritika nga disa të tjerë. Kjo për faktin se e kanë futur qenin në valixhe.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe një animaliste, e cila me sa duket ka shprehur se do ta padisë Arjolën në Gjykatë. Kjo e fundit iu përgjigj publikisht përmes një videoje në Instastory, ku thotë:
“Në këto 10 vite kur nu kia kisha haberin showbizit edhe nuk kuproja shumë, isha një shikuese e thjeshtë, e kuptoj protagonizmin që duan të fitojnë ca njerëzi si puna jote e dashur, sepse shqiptarët e kanë zakon. Edhe në gjënë më pozitive ia gjen bishtin negativitetit. Edhe denoncoje të lutem dhe shko sa më larg, sepse edhe unë në këto momente do të bëj të njejtën gjë që bën ti. Nëse futesh në punën time e ke pisk. Nëse ti më bën report edhe unë do të të bëj report. Edhe shko denoncoje, jo ku është Gjykata më e lartë e animalistëve por edhe përtej kësaj. Ajo është një video funny, pa keqdashje, e ushqej unë edhe vajza ime”
Më tej Arjola ndan edhe sida story që kishte publikuar animalistja, e cila mes të tjerash shkruan: “E keqja më e madhe nuk janë pleqtë që hemojnë kafshët në rrugë, janë njerëzit e famshëm që japun këto mësime të ulëta për view”.
Këtyre story-ve, Arjola iu përgjigjet duke shkruar: “E vetmja abuzuese je ti që po bën kërcënime qesharake. Vazhdo merru me fëmijë animaliste”.