Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe përfitimet që merr trupi janë të shumta: zvogëlon rrezikun e kancerit, demencës, diabetit dhe mbron nga obeziteti. Konsumimi sistematik i kafesë është lidhur me një rrezik të reduktuar të vdekjes së parakohshme si te burrat ashtu edhe te gratë, por ka disa rrethana në të cilat duhet shmangur.
Pirja e kafesë së nxehtë dhe pijeve të nxehta në përgjithësi është zbuluar se rrisin rrezikun e kancerit të ezofagut, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shtimi i qumështit nuk mjafton për të sjellë temperaturën e kafesë në nivelet ideale.
Kur ndiheni sikur nivelet tuaja të energjisë po bien, në vend që të pini kafe, bëni një sy gjumë të shkurtër për 20 minuta. Do të kapërceni simptomat e mungesës së gjumit dhe trupi juaj do të jetë vigjilent, më mirë se sa të pini kafe.
Pirja e kafesë në 6 të mëngjesit nuk e ndihmon trupin të rrisë energjinë, pasi dy orët e para pas zgjimit të mëngjesit, nivelet e kortizolit janë në nivelin më të lartë. Ekspertët thonë se koha më e mirë për të pirë kafen e parë është 10-12, kur nivelet e kortizolit fillojnë të bien dhe keni nevojë për energji.
Kafeina në kafe (si dhe në çaj, pije joalkoolike dhe çokollatë) stimulon lirimin e kortizolit – hormoni i stresit – dhe adrenalinës, të cilat shkaktojnë presion të lartë të gjakut dhe rrahje të zemrës. Konsumimi i kafeinës mbi 2000 mg mund të shkaktojë pagjumësi, dridhje, frymëmarrje të shpejtë, stres, presion të lartë të gjakut dhe nervozizëm.