Çmimi i karburantit do të rritet sërish. I shoqëruar nga ministrja e Energjisë, Balluku, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat për të shpjeguar rritjen e naftës në javën e fundit.

Por, lajmi i keq që dha ishte se çmimi, që tani është mbi 230 lekë për litër, do të rritet sërish.

Sot përsëri çmimi i naftës ka kërcyer dhe vazhdon që të kërcejë, me orë, jo me muaj.

Nuk ka qenë e largët koha kur fuçia ishte 40 dhe sot përpara se të hynim këtu ishte 127 dhe dje një prej zyrtarëve të Rusisë ka kërcënuar me një çmim, 300 dollarë për fuçi, që është një gjë e pandodhur në historinë e tregtisë së naftës.

Kjo si rezultat i diskutimit për bojkotimin e naftës ruse dhe varësisë nga gazi rus që përbën 40% të furnizimit në Europë. Çmimi në Shqipëri ndikohet nga tregu jo nga qeveria.

Në strukturën e çmimit në kemi kontribute që në vendet e tjera paguhen veç. Shumatorja e shpenzimeve të atyre që konsumojnë naftë është njëlloj, krejt njëlloj” tha ai.