
Kriza mes një prej çifteve më të njohura të rrjeteve sociale, Flamur dhe Armonda, nuk ka kaluar pa u vërejtur.
Ajo mori vëmendje të madhe që prej kur Armonda e paralajmëroi një ‘pauzë’ që do të ishte e mirë për të dy, teksa kjo shkëputje, që siç u shpreh vetë, ka për qëllim që ‘fjala e fundit të mos thuhet e para’, vazhdon, ndjekësit nuk e kanë shuar kurreshtjen e tyre.
Dikush prej tyre, ia ka përmendur pasaportën që Flamuri e ka marrë, si një përgjigje indirekte që synon të lidhë marrëdhënien me interes.
“Pasaportën e mori Muli”, shkruan një prej komentuesve që ka pasur sigurisht përgjigjen e duhur nga Armonda, “Pasaportën e ka pasë, boni të fala” – ka qenë përgjigja e Armondës për këtë komentues në Instagram.