Dy ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar janë bërë bashkë. Bëhet fjala për Dafina Zeqirin dhe Alban Skënderajn.
Dyshja do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim muzikor. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Dafina në rrjete sociale, teksa ka publikuar një foto krah Albanit duke lumturuar ndjekësit.

“Qe sa vite që flasim për një bashkëpunim dhe më në fund ia dolëm! A jeni gati???”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.