Ish-banorja e ‘Bg Brother VIP’ Neda Balluku ka dalë me një reagim të fortë pas arrestimit të këngëtares Elsa Lila nga policia italiane. Këngëtarja shqiptare është në mesin e 13 personave të arrestuar, të cilët trafikonin drogë midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës.

Neda shprehet se njerëzit vërshojnë me kritika dhe gjykime pa ditur se si është ngjarja e vërtetë. “A do mundim sot të hapim debatin, se si Elsa artiste, e talentuar, e bukur dhe me jetë në perëndim, nuk ja doli dot vetëm me kaq?”.

Postimi i plotë:

“Kush jemi ne, për të të gjykuar ty?!

Elsa Lila, qenka shembulli i përkryer, se si kjo jetë qenka veç çështje fati. Preku zemrat e shqiptarëve diçka më shumë se 25 vite më parë, përtej këngëve të saj, me historinë e një fëmije që jeta i kishte grisur figurën e nënës nga vetja.

Përse sot qenka ndryshe?!

A nuk është Elsa Lila i njëjti fëmijë, pa nënë, por me përgjegjësinë, dashurinë dhe hallet e një nëne vetë?!

A do mundim sot të hapim debatin, se si Elsa artiste, e talentuar, e bukur dhe me jetë në perëndim, nuk ja doli dot vetëm me kaq?

A nuk u përpoq Elsa?

A nuk u lodh?

A nuk mendoi një moment se ja doli për t’u zhgënjyer më keq akoma?

Çfarë hallesh ka që moralit tonë kolektiv nuk u duken arsye për të gabuar!

Përse kjo botë, nuk ka pará për artin si të Elsës dhe krimb në pará ata që u kërcasin sutjenat në skenë?

Po ne, përse mezi presim rastin të kryqëzojmë?

Përse nuk ditëm kurrë, të qëndrojmë larg urrejtjes?”-shkruan Balluku.