Motra e Matteo Messina Denaros bosit të mafias italiane ‘Cosa Nostra’ është arrestuar nga policia italiane nën akuzën se ka ndihmuar vëllain e saj që për vite me rradhë të mos binte në prangat e karabinierëve. Ajo menaxhonte të gjithë paratë ‘cash’ që bënin të mundur funksionimin e organizatës kriminale gjatë mungesës së Denaros.

Rosalia, e njohur ndryshe si Rosetta, më e madhja nga katër motrat e Denaros, është e ëma e Lorenza Guttadauro, një avokate e cila, që nga dita e arrestimit, ka ndihmuar bosin mafioz. Burri i saj, Filippo Guttadauro kishte shërbyer më parë 14 vite për mafian. Po ashtu edhe djali i saj i dytë po vuan një dënim prej 16 vitesh burg.