Në qytetin Boston të SHBA-së është kryer operacion në tru në një foshnjë në barkun e nënës, transmeton Anadolu. Sipas një lajmi të televizionit CNN, një grup mjekësh në spitalin e fëmijëve në Boston kanë kryer me sukses operacionin në tru në një foshnjë që ndodhej ende në barkun e nënës, i cili që është shembulli i parë në llojin e tij.
Mjekët përcaktuan sëmundjen e rrallë të emërtuar “keqformimi i venave të Galenit” që kur foshnja ishte 30-javëshe. Operacioni i publikuar në revistën shkencore “Stroke” të SHBA-së dhe i cili është i pari në fushën e tij, u krye me mënyrën e zbulimit të arteries duke përdorur ultratinguj.
Mjekët përdorën ultratinguj për të drejtuar një gjilpërë të gjatë përmes barkut të nënës në pjesën e trurit të foshnjës që ishte prekur. Më pas mjekët injektuan një substancë brenda venës me qëllimin për të penguar kthimin prapa të rrjedhës në vena.
Me kryerjen e operacionit në mënyrë të suksesshme, mjekët shpëtuan foshnjën e palindur ende, nga shfaqja e sëmundjeve serioze si çrregullimet neurologjike dhe pamjaftueshmëria e zemrës që do të shkaktonin vdekjen pas lindjes.
Dr. Darren Orbach, nga spitali i fëmijëve në Boston, tha se në rast të mostrajtimit të sëmundjes tek foshnja, pas lindjes mund të shkaktoheshin probleme të rëndësishme si dëme në tru dhe pamjaftueshmëria e zemrës.
Mjekët theksojnë se foshnja e emërtuar Denver, që ka lindur më 17 mars menjëherë pas operacionit, pas rreth një periudhe dymujore është ende e shëndetshme, nuk përdor ilaçe për pamjaftueshmërinë (insuficiencën) kardiake dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje shtesë.