Në këtë trasmetim të fundit të emsionit “Përputhen” Arjan Konomi dhe Bora Zemani janë shfaqur ndryshe si asnjëherë më parë përballë njëri-tjetrit duke treguar historinë e këtij rrugëtimi të bukur por njëkohësisht të vështirë për të dy.
Arjan Konomi ka qënë një ndër personat më të përfshirë në historitë e dashurive apo takimeve në këtë emison kaq të ndjekur i cili që në fillimet e trasmetimit theu një rekort shikueshmërie duke u shëndrruar në një nga emisionet më të ndjekur.
Opinionisi i “Përputhen” ka treguar një nga momentet më të vështira të tij i cili ishte “Prime” i famshëm me Alvisën dhe Hysenin që Arjani e veçon si një moment aspak të mirë për të duke treguar se ishte bërë shumë protagonist i kësaj historie për shkak se ishte ai që insistoi që Hyseni të ishte në “Prime”duke theksuar dhe miqësinë me të, dhe i vinte shumë keq për situatën e krijuar. Ai gjithashtu ka kujtuar momentin që shkon pas skene dhe nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte duke e konsideruar këtë ngjarje si një traumë të fortë.
Pas gjithë kësaj bisede të gjatë që Bora dhe Arjani patën me njëri-tjetrin ky Përputhen i fundit mbyllet me një përqafim mes tyre.