Marrëdhënia e Ilirit dhe Sabianit duket se nuk është më si më parë. Sabiani i ftuar në “Më lër të flas” tha se ishte zhgënjyer nga personi që e konsideronte vëlla. Përmes disa pyetjeve nga Romeo Veshaj, ai rrëfeu se Ilir Shaqiri kishte përfituar nga mirësia e tij.
Romeo: Çfarë do të bëje ndryshe po të ishe sërish?

Sabiani: Nuk do shihja dot debate, do ta bëja ndryshe.

Romeo: Cili ka përfituar më shumë nga ty?

Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty.

Pas deklaratës së Sabianit, ka reaguar Iliri.

Ai ka ndarë shprehjen e famshme “e ka bo për mu”, krah një fotoje të tij duke ironizuar kështu deklaratën e Sabianit.